Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Deputeti i Listës Studentore godet Vuçiqin për Banjskën: Ua hapi dyert “grupeve shqiptare” në Veri – Radoiçiqi i shkaktoi dëm të madh popullit serb

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 21:35
Deputeti i Listës Studentore godet Vuçiqin për Banjskën: Ua hapi dyert “grupeve shqiptare” në Veri – Radoiçiqi i shkaktoi dëm të madh popullit serb

Deputeti i Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë, Jovo Bakiq, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), duke e cilësuar atë si një regjim të lidhur me krimin e organizuar.

Gjatë seancës parlamentare, Bakiq ka kritikuar edhe paraqitjet e Vuçiqit në Kuvend, duke i quajtur ato “diarre verbale”. Ai ka thënë se një gjuhë e tillë ka dominuar për vite me radhë edhe në televizionet serbe.

“Gjatë dy ditëve të fundit patëm një shembull të diarresë verbale në Kuvend. Kjo po derdhej në të gjitha anët, por asgjë e re, pasi kjo ka vazhduar për 14 vjet në pothuajse të gjitha televizionet e këtij vendi”, ka deklaruar Bakiq.

Deputeti ka akuzuar ish-pushtetin për lidhje me grupe kriminale, duke përmendur klanet malazeze Kavaç dhe Shkaljar, si dhe ish-sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hrkaloviq. Sipas tij, kjo e fundit kishte pasur ndikim të madh në ministri dhe ishte mbrojtur nga Vuçiq, nga frika se mund të dëshmonte kundër tij.

“Regjimi i Vuçiqit ishte një regjim i krimit të organizuar. Organet hetimore do të kenë duart plot”, ka thënë ai.

Bakiq ka kritikuar gjithashtu praninë e Milan Radoiçiqit në galerinë e Kuvendit të Serbisë në të kaluarën, duke e krahasuar këtë me pamundësinë e studentëve për të ndjekur seancat. Ai është ndalur edhe te sulmi i armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, duke thënë se veprimet e Radoiçiqit i kanë shkaktuar dëme të mëdha popullit serb. Sipas tij, ngjarja në Banjskë u ka mundësuar grupeve shqiptare të hynin në veri të Kosovës.

Në fund, deputeti ka rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme të Vuçiqit për Liqenin e Ujmanit, përfshirë zotimin “Nuk e jap Ujmanin! Le të më vrasin!”, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndodhur ndërkohë me këtë liqe.

deputetiserblistës

Më shumë nga Lajme

  • 21:53Tragjike: Aksident me fatalitet, vetura godet për vdekje personin që lëvizte me karrocë
  • 21:48Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK
  • 21:42153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë
  • 21:28Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore
  • 21:26Latifi: Ping-pong i çuditshëm me Ligjin, faji kryesor i mbetet PDK-së që nuk po tregon çfarë synon të bëjë me të