Rasim Demiri nga Koalicija VAKAT gjatë intervistës në studion e “Kosova Live”, deklaroi se kandidimi i Ena Kadaj Krasniqi për deputete, çuditërisht po i pengon vetëm Duda Baljes, duke ngritur dyshime për motive personale dhe politike.
“Kandidimi i Enës nuk po i pengon askujt tjetër, përveç Dudës. Kjo është e pakuptimtë dhe e dyshimtë”, tha Demiri.
Në debat u përfshi live edhe Duda Balje, e cila i mohoi akuzat dhe reagoi ashpër ndaj pretendimeve.
“Unë nuk e di çka janë duke tentuar me bo. Zonja Ena vetë ka deklaruar se është shqiptare. Tash na me zor duhet me shti këtë grua me u bo boshnjake a? Ka deklarata publike dhe me shkrim. Ka qenë edhe në listën e AAK-së, ku vetë ka shkruar për veten se është shqiptare. Cili është qëllimi? Cili është plani me e bo me zor boshnjake?”, deklaroi Balje.
Ajo theksoi se përkatësia e njërit prind nuk e përcakton automatikisht nacionalitetin e një personi.
“Përkatësia e njërit prej prindërve nuk e cakton nacionalitetin. Ajo vetë e ka deklaruar veten shqiptare”, shtoi Balje. Rasim Demiri kërkoi prova konkrete për këto pretendime:
