Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu-Kodra: Presim mbështetjen e partive të tjera për ligjin e propozuar nga PDK-ja

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 16:38
Deliu-Kodra: Presim mbështetjen e partive të tjera për ligjin e propozuar nga PDK-ja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka thënë se ekspertët e kësaj partie e kanë analizuar në detaje iniciativën ligjore që sot është dërguar në Kuvend si propozim i PDK-së, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka bërë thirrje ndaj partive të tjera politike që ta mbështesin këtë iniciativë, me qëllim që ajo të procedohet në Kuvend dhe të arrihet synimi i PDK-së lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Ekspertët tanë e kanë analizuar në çdo detaj. Ne edhe sot kemi bërë thirrje tek partitë e tjera politike që të mbështetet iniciativa që sot ka shkuar në Kuvend si propozim i PDK-së. Kërkojmë natyrisht që të kemi mbështetjen e partive të tjera, në mënyrë që të procedohet në Kuvend dhe të arrihet qëllimi për çka ne kemi kërkuar me çuar në Kuvend një ligj të tillë”, tha ajo.

Deliu-Kodra ka thënë se përmbajtja e iniciativës është publike, ndërsa ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes partive politike, duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes.

“Aktualisht, krejt çka keni dëgjuar është publike. Po e thashë dhe po e ripërsëris, presim që për një ligj të rëndësisë së tillë, në një moment tepër të ndjeshëm shoqëror e politik, por veçanërisht edhe për vetë shtetin e Kosovës, ne presim që të kemi një bashkëpunim edhe me të gjitha partitë e tjera. Dhe kjo ka qenë edhe kërkesa që zoti Hamza e ka parashtruar sot tek subjektet e tjera politike, në mënyrë që ne si Kosovë të ndikojmë që përmes këtij ligji gjendja me Dhomat e Specializuara të ndryshojë”, tha Deliu Kodra.

Ndërkaq, e pyetur se çka nëse nuk i kanë nënshkrimet PDK-ja për procedimin në Kuvend të plotësim ndryshimit, Deliu Kodra tha se nuk mund te deklarohet për këtë çështje pasi që sipas saj është herët.

“Nuk mund të flas aktualisht për situata hipotetike, po e thashë, është ende herët të deklarohemi. Unë besoj në rëndësinë e një ligji dhe besoj në një proces të cilin Kosova duhet ta kalojë më e unifikuar se asnjëherë më parë, për shkak të rrethanave të dënimit tepër të rëndë të Dhomave të Specializuara mbi krerët e UÇK-së”, tha ajo.

tjerapartivedeliu-kodra

Më shumë nga Lajme

  • 17:38Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë
  • 17:32Nata e gjashtë e protestës në Prishtinë, këta janë personat që do të flasin
  • 17:15Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave
  • 17:02Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
  • 16:53Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë