Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në emisionin “Click” të RTV21, për deklaratën skandaloze të deputetit të LVV-së, Fatos Gecit për Hashin Thaçin tha se është narrativë e prodhuar nga LVV.

“Kjo që u dëgjua tani dhe që u tha sot në Kuvend, kjo nuk është e rastësishme, nuk është e momentit, kjo është narrativa e prodhuar në LVV. Më vjen shumë keq që nuk mund të themë fjalët çka i ka thënë prapa mikrofonit ndaj sekretares së partisë, zotriu në fjalë, nuk dua të mirrem me zotërinë dua të mirrem me ideologjinë, me kauzën e LVV-së”, theksoi ajo.