Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklarata fashiste e ministres serbe, Behluli: Në Preshevë nxiti nervozizëm

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 18:41
Deklarata fashiste e ministres serbe, Behluli: Në Preshevë nxiti nervozizëm

Gazetarja Ardita Behluli ka thënë se deklarata e ministres serbe për Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka shkaktuar reagime të forta në Luginën e Preshevës, duke nxitur, sipas saj, nervozizëm dhe revoltë te shqiptarët që jetojnë atje.

Në Info Magazine në Klan Kosova, Behluli tha se deklarata e ministres nuk i shërben as Serbisë dhe as vlerave demokratike, duke e cilësuar atë si një mesazh që nxit ndarje dhe urrejtje ndaj komunitetit shqiptar.

“Normalisht që kanë nxitur te shqiptarët e Luginës së Preshevës një nervozizëm dhe revoltë. Deklarata të tilla nuk i shërbejnë as Serbisë, as kohës demokratike në të cilën jetojmë. Fatkeqësisht, edhe pas më shumë se dy dekadash nga lufta, dëgjojmë deklarata nga zyrtarë të lartë që nxisin ndarësi dhe urrejtje ndaj komunitetit shqiptar”, u shpreh Behluli. Sipas saj, i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës ka reaguar njëzëri ndaj kësaj deklarate.

Ajo bëri të ditur se është iniciuar edhe një peticion, ndërsa deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me deputetë të tjerë të pakicave, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për shkarkimin e ministres.

Megjithatë, Behluli shtoi se deri më tani autoritetet serbe nuk kanë ndërmarrë masa konkrete ndaj ministres, përveç distancimit publik të presidentit Alleksandar Vuçiq dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë, të cilët kanë deklaruar se qëndrimet e saj nuk përfaqësojnë pozicionin zyrtar të shtetit serb

PRESHEVE

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja
  • 19:39Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’
  • 19:38OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës
  • 19:20Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales
  • 19:14Ishte brenda sallës në Hagë, Hoxha jep detaje nga momenti i shqiptimit të dënimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik