Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 21:21
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, takimin e së shtunës mes liderëve të partive politike e cilësoi si farsë, derisa tha se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e kupton fjalën kompromis.

Sipas Çitakut, Kurti ftesën për takim e cilësonte si kompromisin e partisë që ai udhëheq.

“Në fakt, ajo ishte një farsë, i tërë takimi ishte një farsë, ne ishim të vetëdijshëm që Kurti ka fare pak vullnet për kompromis, por megjithatë aty nuk ndodhi bash asgjë. Kurti takimin e konsideronte kompromis, takimi si i tillë është përpjekje e jona për kompromis, sepse nëse vërtetë do të donte kompromis Kurti, do të ishte shumë më serioz edhe në diskutim, edhe në ofrimin e një kompromisi. Nuk është kompromis të thuash hyjmë në votim, nëse nuk i merr 61 vota e ndërrojmë kandidatin, por nuk i ka marrë 61 vota, zonja Haxhiu është votuar disa herë”, tha Çitaku në Rubikon.

Ajo tha se as propozimi i dytë i Kurtit që kryetari apo kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarët të votohen në pako, nuk është kompromis.

“Kryetari, apo kryetarja e Kuvendit, e përfaqëson shumicën parlamentare, e përfaqëson Kuvendin, ndërkohë nënkryetarët i përfaqësojnë partitë politike, për këtë arsye edhe Lëvizjes Vetëvendosje përveç që i takon kryetari, e ka edhe një nënkryetar, për këtë arsye grupi i dytë e ka një nënkryetar, pra janë funksione të ndara edhe formalisht për nga pesha e përgjegjësisë që kanë”, tha Çitaku.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:50Digjet një shtëpi në Vushtrri
  • 18:34Vendimi i Specialës në Hagë, Çitaku i reagon ambasadorit britanik
  • 18:34Raportohet se BIA serbe ka arrestuar dy persona për ‘spiunazh’ te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova
  • 18:10Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë
  • 17:50Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën