Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Beson Rrahmani i treti në botë për Matematikë

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 17:16
Beson Rrahmani i treti në botë për Matematikë

Nxënësi nga Përlepnica e Gjilanit, Beson Rrahmani, ka arritur një rezultat të rëndësishëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Applied Mathematics Competition”, duke u renditur në vendin e tretë në botë në kategorinë “Junior Primary”.

Për këtë rezultat, Rrahmani është nderuar edhe me titullin “Gold Champion”, duke u dalluar mes nxënësve pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Në garën e kategorisë “Junior” morën pjesë mbi 1,000 nxënës, ndërsa suksesi i nxënësit nga Gjilani përbën një arritje të veçantë për të dhe për komunitetin arsimor në vend.

Në këtë rrugëtim, rol të rëndësishëm ka pasur edhe mësuesja e tij, Adriana Shala, e cila e ka mbështetur dhe përgatitur vazhdimisht për garat e matematikës.

Kontributi i saj, së bashku me mbështetjen e Shkollës Fillore “Musa Zajmi”, ka qenë pjesë e këtij suksesi, duke krijuar mundësi që talenti i nxënësit të zhvillohet dhe të prezantohet edhe në gara ndërkombëtare.

Rezultati i Beson Rrahmanit e vendos një nxënës nga Gjilani në mesin e tre më të mirëve në botë në kategorinë e tij në këtë garë ndërkombëtare të matematikës.

besonrrahmanibotë

Të ngjashme

Shpallen 50 restorantet më të mira në botë për vitin 2026

Shpallen 50 restorantet më të mira në botë për vitin 2026

22:01

Më shumë nga Lajme

  • 21:19Kërcënohet kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, arrestohet i dyshuari
  • 21:03Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani
  • 20:43Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 20:34“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet
  • 20:03Arrestohet 23-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve