Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2026 në 21:03
Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

Lidhja mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, nuk kufizohet vetëm te marrja apo dhënia e informacioneve, por mund të ketë edhe një komponent financiar.

Për këtë dyshim, burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije për Ora News se hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani.

Sa i përket Gjermanisë, SPAK dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer disa transferta të dyshimta, të cilat aktualisht po vlerësohen nga hetuesit.

Më konkretisht, prokurorët dhe agjentët e BKH-së kanë zbuluar një transfertë prej 450 mijë eurosh nga shoqëria “Fortis Beton” sh.p.k., e cila është anuluar më 27.02.2024. Transferta kishte si destinacion shoqërinë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH” dhe ishte kryer me përshkrimin “pagesë për kontratë huaje”, datë 26.02.2024.

Nga hetimet rezulton se përfaqësuesi i shoqërisë gjermane është Izet Dingler, vëllai i Vlora Hysenit.

Për këto transferta dhe marrëdhëniet e shoqërisë “Fortis Beton” sh.p.k., e përfshirë në dosjen e AKSHI-t, me shoqëritë gjermane, janë pyetur Ardit Sota dhe Genci Shima. Të dy kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për punimet dhe se nuk i njohin përfaqësuesit e shoqërive gjermane.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme parashtron se krijohen dyshime të arsyeshme se Ergys Agasi ka përdorur fondet e AKSHI-t për të korruptuar Vlora Hysenin.

Sipas SPAK-ut, anulimi i transfertës prej 450 mijë eurosh, më 27.02.2024, nuk e përjashton dyshimin për premtimin dhe pranimin e përfitimit të parregullt nga ish-drejtoresha e SHISH-it, në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete të institucionit ndaj Agasit.

Më tej, Prokuroria e Posaçme parashtron se kjo skemë dyshohet se është përdorur nga personat nën hetim për të fshehur origjinën dhe natyrën kriminale të produkteve të veprës penale të korrupsionit, si dhe të përfitimeve të paligjshme nga prokurimet publike të AKSHI-t. /Ora News.

vlorahysenitmijë

Të ngjashme

Si planifikoi të blinte çantë 5  mijë euro, e përfundoi e likuidume, tregon Shqiponja

Si planifikoi të blinte çantë 5 mijë euro, e përfundoi e likuidume, tregon Shqiponja

21:20
“Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

15:57
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës

Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës

17:55
33 mijë fermerë aplikuan për subvencione, Ministria nis ekzekutimin e pagesave

33 mijë fermerë aplikuan për subvencione, Ministria nis ekzekutimin e pagesave

14:53

Më shumë nga Lajme

  • 21:39Vdes ish-futbollisti i njohur
  • 21:19Kërcënohet kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, arrestohet i dyshuari
  • 20:43Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 20:34“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet
  • 20:03Arrestohet 23-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve