Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE: Dritë e gjelbër për qendra dëbimi në vende të treta

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 15:51
BE: Dritë e gjelbër për qendra dëbimi në vende të treta

Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta, vendet anëtare të Bashkimit Evropian krijuan bazën ligjore.

Ministrat e Brendshëm të BE-së e miratuan ligjin gjatë një takimi në Luksemburg.

Në qendrat e planifikuara për dëbimin, të njohura edhe si “Return Hubs”, do të dërgohen personat që kanë marrë urdhër për largim nga BE-ja, por që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, për shembull sepse shteti i tyre refuzon t’i pranojë.

Gjermania po këmbënglul prej kohësh për këtë nismë së bashku me Austrinë, Danimarkën, Greqinë dhe Holandën.

Amnesty International paralajmëron për “Return Hubs”

Sipas ministrit Dobrindt aktualisht po zhvillohen bisedime paraprake me disa shtete.

Ai nuk dha detaje se me cilat vende po negociohet, por në diskutimet publike janë përmendur vazhdimisht si vende të mundshme Ruanda, Uganda, Libia dhe Kazakistani.

Për qendrat e planifikuara për dëbimin po diskutohet prej vitesh dhe ato vazhdojnë të mbeten shumë të debatueshme.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International shpreh shqetësimin se në këto qendra mund të ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut dhe paralajmëron kundër marrëveshjeve me vende të prekura nga konfliktet ose me paqëndrueshmëri politike.

Masa të tjera më të ashpra

Rregullat e reja të migracionit përcaktojnë gjithashtu se si azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duhet të bashkëpunojnë në procesin e riardhesimit të tyre, nëse duan të shmangin ndalimin në paraburgim.

Në të kundërt, ata mund të përballen në gjithë BE-në me uljen ose heqjen e përfitimeve sociale, si edhe me konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit.

Përveç kësaj autoritetet e shteteve anëtare mund të urdhërojnë mbajtjen në burg deri në momentin e dëbimit, nëse konstatojnë se personi mund të arratiset ose nëse konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare.

Me rregullat e reja zgjatet edhe kohëzgjatja maksimale e burgimit, e cila mund të arrijë deri në 24 muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për gjashtë muaj të tjerë në raste të veçanta.

Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në javët e ardhshme. /DW/

vendeqendratreta

Më shumë nga Lajme

  • 16:32Mërgim Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt neglizhimit është tradhti
  • 16:22​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së
  • 16:22Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale
  • 15:30Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme - ky është rendi i ditës
  • 15:25Aksidenti në Volljakë të Klinës, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor