Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 18:20, kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër që ndodhej në një veturë dhe që, sipas policisë, ishte i afërm i të dyshuarit.
Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin të largohet nga vendi i ngjarjes.




