Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 09:54
Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin

Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nuhi Tahiri, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Tahiri ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë në protestë së bashku me një grup shoqëror, me qëllim që të shprehte mbështetjen për katër ish-krerët e UÇK-së. Në reagimin e tij, ai ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me rrethanat që i paraprinë përplasjes.

Sipas Tahirit, një person ishte afruar dhe u kishte thënë se nuk mund të kalonin në një pjesë tjetër të hapësirës ku po zhvillohej protesta. Tahiri pretendon se personi kishte përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.

Ai thotë se më pas i ishte drejtuar personit për t’i kërkuar që të mos e pengonte, por situata, sipas tij, u përshkallëzua pas fyerjeve dhe një kërcënimi që pretendohet se iu bë.

Tahiri ka pranuar se në atë moment e kishte humbur kontrollin dhe kishte reaguar në mënyrë të papërshtatshme.

“Dua t’i kërkoj falje protestuesve për reagimin e pamatur”, ka shkruar Tahiri në reagimin e tij.

Në fund të reagimit, veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së ka shprehur respekt për të gjithë pjesëmarrësit në protestë dhe ka kërkuar falje për mënyrën se si reagoi gjatë incidentit.

tahiriuçk-sëveterani

Të ngjashme

Flamuri i UÇK-së vendoset në stadiumin "Nagyerdei Stadion"

Flamuri i UÇK-së vendoset në stadiumin "Nagyerdei Stadion"

20:39
Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale

Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale

15:10
OVL në Deçan përkujton luftëtarin, Avdi Mujaj: Atdhetar që la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së

OVL në Deçan përkujton luftëtarin, Avdi Mujaj: Atdhetar që la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së

12:18
Sot mbahet protestë gjithëpopullore, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot mbahet protestë gjithëpopullore, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

07:45

Më shumë nga Lajme

  • 10:15Kurti: 63 për qind e të punësuarve të fundit në administratën publike janë gra
  • 10:14Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
  • 10:10E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar
  • 10:05Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën
  • 09:53Von der Leyen në objektin e ri të FSHMN-së, bashkë me Kurtin e Ramën