Një fëmijë katërvjeçar është plagosur me thikë, në një rast që ka ndodhur të enjten në Leposaviq.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 12:20, pasi fëmija ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me plagë në dorë dhe në gjoks. Sipas mjekut kujdestar, katërvjeçari është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Në lidhje me këtë informacion, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku, në bazë të hetimeve fillestare, dyshohet se e dyshuara M.M., e lindur në vitin 1990, e gjinisë femërore, ka sulmuar një fëmijë të lagjes, derisa ai ishte në rrugë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

