Christa Pike, 50-vjeçarja e dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Tennesseet, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi i mbijetoi dy përpjekjeve të njëpasnjëshme për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.
Incidenti i pazakontë ka bërë që guvernatori i Tennesseet të pezullojë me urgjencë të gjitha ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit.
“Për momentin nuk kemi shumë të reja për gjendjen e saj shëndetësore, por e dimë se është gjallë”, tha avokati i saj, Randy Spivey. Mbrojtja tashmë po kërkon që dënimi me vdekje t’i shndërrohet në një dënim tjetër, shkruan BBC.
Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, krim të cilin e kreu kur ishte 18 vjeçe, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp.

