Një 27-vjeçar polak është arrestuar në Krujë, pasi dyshohet se ka kryer tre vjedhje në hotele dhe lokale gjatë javës së fundit. Operacioni policor është koduar “Çiklisti”.
Në pranga ka rënë shtetasi i huaj Tomasz Fortuna 27 vjeç, banues në Angli. Sipas Policisë, ai lëvizte me biçikletë në qytetin e Krujës dhe dyshohet se ka marrë shuma parash, një aparat celular dhe sende të tjera, raporton Euronewsalbania.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale aparatin celular, një shumë parash, si dhe biçikletën që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.


