Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10 për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe pritjet e tij nga faza e apelit.
Haradinaj ka thënë se shpreson për një rezultat më të mirë, por nuk pret shumë nga procesi, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar çështja gjatë viteve të fundit.
“S’mund të them që pres shumë. Shpresoj për më të mirën, por s’mund të them që pres shumë. Nëse gjashtë vjet shkuan dhe morëm këtë rezultat me këta njerëz, nuk është se sot erdhi kjo qeveri. Kjo është lidhja e shkurtër: gjashtë vjet këtu, shtatë po bëhen, pra shtatë vjet këta njerëz na e sollën këtë rezultat, e tash po bëjnë shfajësime”, ka deklaruar Haradinaj.




