Një specie peshku toksik me dhëmbë të mprehtë, që ngjajnë me ata të njeriut, po përhapet në Greqi pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
Bëhet fjalë për silver-cheeked toadfish (Lagocephalus sceleratus), një peshk me trup në formë silureje (torpedo), i pajisur me dhëmbë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të mprehtë.
Përveç kafshimit të rrezikshëm, ai përmban edhe një neurotoksinë shumë të fuqishme të quajtur tetrodotoksinë, e cila mund të shkaktojë dështim të zemrës dhe mushkërive, duke e bërë këtë peshk të papërshtatshëm për konsum njerëzor.
Kjo specie zakonisht jeton në Oqeanin Indian, por besohet se ka kaluar përmes Kanalit të Suezit drejt Detit Mesdhe, e tërhequr nga ngrohja e ujërave.
Peshkatarët në Greqi tashmë po marrin pagesa nga shteti për kapjen e këtij peshku, i cili po migron drejt veriut në Mesdhe si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton Klankosova.tv.
