Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksoni në Fushë Kosovë, Policia del me detaje

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 21:36
Aksoni në Fushë Kosovë, Policia del me detaje

Policia ka dal me detaje për aksionin në Fushë Kosovë.

"Policia në mënyrë profesionale ka arritur ta arrestojnë personin e dyshuar që dyshohet se ka kryer kanosjen, si dhe një person tjetër mashkull kosovar i cili ka qenë brenda në shtëpi dhe ka penguar zyrtarët policorë", thuhet në njoftim.

NJOFTIMI:

Arrestohen dy persona të dyshuar

Prishtinë, 13 tetor 2026

Policia e Kosovës, me njësitë e saja speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe me njësitë patrulluese, ka intervenuar në një rast në Fushë Kosovë, ku sipas informacioneve fillestare një person i dyshuar mashkull kosovar i nacionalitetit serb, nën posedimin e armës ka kërcënuar një qytetar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, është arritur të identifikohet personi i dyshuar, i cili nuk iu ishte bindur urdhrave policorë për ndalim dhe dorëzim, i njejti ka hyrë brenda duke u mbyllur në shtëpinë/banesën e tij.

Policia e Kosovës, ka siguruar vendin duke vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës së banimit të personit të dyshuar, me të cilin në forma të ndryshme ka komunikuar dhe ka kërkuar që të dorëzohet në formë të sigurt dhe pa pasoja, mirëpo i njejti ka rezistuar dhe nuk iu është bindur urdhrave zyrtar policorë.

Zyrtarët policorë, përfshirë ata të njësisë speciale intervenuese, njësisë speciale operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9 , për kohë të tëra, kanë vëzhguar dhe përcjellur veprimet e personit të dyshuar, duke e mbajtur sistuatën nën kontrollë.

Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim të personit të dyshuar, i njejti nuk është dorëzuar, dhe më pas njësitë janë detyruar që me forcë, me mjete të forta, të hapin derën dhe të futen brenda në banesë.

Policia në mënyrë profesionale ka arritur ta arrestojnë personin e dyshuar që dyshohet se ka kryer kanosjen, si dhe një person tjetër mashkull kosovar i cili ka qenë brenda në shtëpi dhe ka penguar zyrtarët policorë.

Vlen të potencohet se në rast kanë marrë pjesë edhe institucione tjera, si njësiti i zjarrfiksëve, ambulancave etj, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, përderisa ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësit relevante policore.

Policia e Kosovës është profesionale dhe varësisht nga rrethanat dhe niveli i rrezikshmërisë angazhon njësitë e saja policore, për tu dalë në ndihmë qytetarëve dhe për të sjellur para organeve të drejtësisë personat e dyshuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe duartrokitjet e tyre ndaj policisë, pas përfundimit me sukses të këtij operacioni.

Të gjitha veprimet e mëtejme janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Bashkangjitur keni një videosekuencë dhe foto të personit të arrestuar.

S

policiadyshuarfushë

Të ngjashme

Njësia Speciale operacion në Fushë Kosovë, çka po ndodh?

Njësia Speciale operacion në Fushë Kosovë, çka po ndodh?

18:47
23 të arrestuar, 6 policë të lënduar/ Policia e Shqipërisë jep detaje mbi protestën e studentëve në Tiranë

23 të arrestuar, 6 policë të lënduar/ Policia e Shqipërisë jep detaje mbi protestën e studentëve në Tiranë

17:45
Për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë

Për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë

16:19
Policia i shpërndau me presion uji protestuesit në Tiranë, ata nisin rikthimin te Ministria e Arsimit

Policia i shpërndau me presion uji protestuesit në Tiranë, ata nisin rikthimin te Ministria e Arsimit

16:07

Më shumë nga Lajme

  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat
  • 22:17Reagimet ndaj Projektligjit për Specialen: Punë e madhe,Brukseli le të tranohet për Radojçiqin e Daçiqin
  • 22:09Nesër mblidhet Qeveria
  • 22:08Canaj: Presidentja të shkojë t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pastaj ta nënshkruajë ligjin