Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.

Sipas pamjeve të siguruara nga GazetaDemos nga vendi i ngjarjes, shihet se një cisternë e naftës ka humbur devijimin me çrast ka dalë nga rruga.

Ekipet mjekësore janë parë në vendin e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk dihet për të lënduar.