Dy gra kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Gjermani, në autostradën A5 pranë Appenweierit.
Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane, derisa një medium lokal në Kosovë ka raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24 vjecare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë e Kamenicës.
Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe policisë, aksidenti fillimisht u shkaktua nga një përplasje mes dy automjeteve gjatë një ndërrimi korsie me shpejtësi të lartë.
Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e tjerë të frenonin papritur.
