Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Picula: Është koha për masa më të ashpra ndaj regjimit në Serbi

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 21:34
Picula: Është koha për masa më të ashpra ndaj regjimit në Serbi

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, se Serbia e zgjedh vetë rrugën e saj, por nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të heqë dorë nga revizionizmi historik.

Pas varrimit të Ratko Mlladiqit, ai tha se BE-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj autoriteteve në Beograd, duke paralajmëruar se hapësira për diplomaci po ngushtohet.

Tonino Picula vlerësoi se varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar përfundimisht për gjenocid, duhet të shënojë një pikë kthese në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Varrimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, duhet me të vërtetë të ndryshojë rrënjësisht politikën e gjatë të tolerimit të Aleksandar Vuçiqit nga ana e Bashkimit Evropian. Kjo vlen veçanërisht për Komisionin Evropian, i cili deri tani ka qenë shumë dashamirës, si dhe për disa shtete anëtare me ndikim të madh”, tha për HRT, Picula.

Ai theksoi se ngjarjet në Beograd nuk janë arsyeja e vetme për të cilën pret ndryshim të politikës evropiane. Picula përmendi edhe vizitën e Vuçiqit vitin e kaluar në Moskë, ku mori pjesë në paradën ushtarake, rastin e Banjskës në veri të Kosovës, ligjet për të cilat pretendon se cenojnë pavarësinë e prokurorisë, si dhe shkeljen e standardeve demokratike pas tragjedisë në Novi Sad.

piculaevropianndaj

Të ngjashme

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike

16:33
Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj

Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj

14:03
Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

14:02
Pas pak pritet të nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Pas pak pritet të nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 00:19Disa orë në arrati, momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë
  • 00:03E konfirmon Policia: Është arrestuar në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekaj
  • 23:47Arrestohet Albert Sylaj, dorasi i Arlinda Zekajt
  • 23:33Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
  • 23:21I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt raportohet se u lajmërua nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it