Policia e Kosovës tanimë e ka konfirmuar arrestimin e Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë.
Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, thuhet tutje.
Policia e Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar.
“Mbesim të përkushtuar në përmbushjen e detyrave ligjore në bashkëpunim me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.Për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë”.
Postimi i plotë:
Arrestohet personi i dyshuar për rastin “vrasje e rëndë” ndodhur në Vitomiricë të Pejës




