Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë




