Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Profesionistët shëndetësorë vaksinohen kundër gripit sezonal

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:39
Profesionistët shëndetësorë vaksinohen kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka njoftuar se edhe profesionistët shëndetësor janë duke u vaksinuar kundër gripit sezonal.

Përmes, një postimi në faqen zyrtare të IKSHPK-së, në rrjetin social Facebook, thuhet se profesionistët shëndetësorë kanë  rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit public.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe të gjithë personave që u përkasin grupeve në rrezik të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Postimi i plotë:

Profesionistët shëndetësorë vaksinohen kundër gripit sezonal!

Mbrojtja e shëndetit fillon me kujdesin për veten dhe për të tjerët.

Profesionistët shëndetësorë kanë  rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më e rëndësishme parandaluese për të zvogëluar rrezikun nga gripi dhe ndërlikimet e tij, veçanërisht te personat më të rrezikuar.

Përmes vaksinimit, profesionistët shëndetësorë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të tyre, të pacientëve dhe të komunitetit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe të gjithë personave që u përkasin grupeve në rrezik të vaksinohen kundër gripit sezonal, në përputhje me rekomandimet shëndetësore.

Vaksinohuni sot për një sezon më të sigurt të gripit!


shëndetësorëgripitprofesionistët

Më shumë nga Lajme

  • 11:18Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
  • 11:18Shkon te vendi i punës së gruas, pavarësisht urdhrit mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
  • 11:17LDK, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit
  • 11:10Keqtrajtoi vajzën e mitur të gruas, arrestohet burri në Klinë
  • 11:09Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator