Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, e ka cilësuar vrasjen e Arlinda Zekajt si një akt makabër, duke folur edhe për performancën e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Elezi tha se rasti mund të cilësohet jo vetëm si vrasje, por edhe si masakër, për shkak të mizorisë së krimit.
“Unë fillimisht s’kisha mundur ta quaja vrasje, por masakër, sepse i njëjti e ka vrarë me sopatë, nëse nuk gaboj. Është vrasje mizore, kështu që tejkalon ndoshta edhe shprehjen ‘vrasje’”, u shpreh Elezi.




