Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale “Spiunazh”.
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që u vihen në barrë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe përcjellë informacione të ndjeshme në favor të shtetit serb.
Bedri Shabani akuzohet se i ka përcjellë informacione BIA-s për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), eprorët e saj, Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.




