Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka pritur sot në një takim Nikola Tunicin, deputet në Parlamentin e Hamburgut, i cili ka prejardhje nga Vitia.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi, ku ka theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe të suksesit të bashkatdhetarëve shqiptarë në institucionet politike jashtë vendit
“Rrugëtimi i tij nga Vitia deri në Parlamentin e Hamburgut dëshmon se puna dhe përkushtimi nuk njohin kufij”, ka shkruar Krasniqi.

