Organizata QIKA kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, për deklaratat që, sipas saj, fajësojnë viktimat dhe relativizojnë përgjegjësinë institucionale.
Organizata njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se vendosi mesazhe në Ministrinë e Drejtësisë, duke rikujtuar rastin e Arlinda Zekajt dhe kërkesat e saj për ndihmë.
“Arlinda e boni atë që duhej. Ti, Donikë, s’e bone. DORËHIQU!”, thuhet në njërin prej mesazheve të vendosura.




