Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm për bashkëqeverisje dhe marrëveshje politike.
Haradinaj në "Rubikon" në Klan Kosova tha se Kurti nuk ka pasur për qëllim gjetjen e zgjidhjes në takime me krerët e partive parlamentare.
Ai tha se LDK dhe PDK ishin të gatshme për bashkëpunim dhe marrëveshje politike.
"Në takimet që ai i ka ftuar nuk e ka pasë për qëllim me gjetë zgjidhje, PDK ka qenë e gatshme për me bashkëqeverisë, kanë deklaruar përpara takimit që janë të hapur për ndarje të përgjegjësive për krijimin e institucioneve, LDK ka qenë e gatshme, e hapur. Ai nuk ka dashtë bashkëqeverisje, ai nuk ka dashtë ndarje të përgjegjësive, ai ka dashtë një skenar të tij për zgjedhje. Pra, në zgjedhjen në mes të bashkëqeverisjes ose ndarjes të përgjegjësive dhe zgjedhjeve, ai çdoherë i zgjedh zgjedhjet", tha Haradinaj.