Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Inspektohet sërish “Liqeni i Dukagjinit”, pronari përfundon nën procedurë penale

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 21:13
Inspektohet sërish “Liqeni i Dukagjinit”, pronari përfundon nën procedurë penale

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka ndërmarrë sot një tjetër aksion ndaj restorantit “Liqeni i Dukagjinit”, pasi pronari kishte injoruar urdhrin për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë.

Inspektimi është realizuar me asistencën e Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet kanë konstatuar se aktiviteti i restorantit ka vazhduar pavarësisht vendimit për mbyllje.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.

Reagimi i plotë:

Pasi u injorua urdhri i prerë i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, sot, me asistencë të Policisë së Kosovës, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”.

​Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit.

​Shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush!

Ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis!

liqenidukagjinitpronari

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Policia e Kosovës realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë
  • 22:29Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve
  • 22:29Çitaku i përgjigjet VV-së: Konjufca e Dërguti me votat e kujt janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit?
  • 22:24Syla: Kurti po e pret datën kur vijnë diaspora për t’ia dhënë votën – ka humbur mbështetjen e brendshme
  • 22:24Ganimete Musliu: Albulena Haxhiu është deputete mediokre