Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Haradinaj: PDK e LDK ishin të gatshme për koalicion me Kurtin, VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 21:25
Haradinaj: PDK e LDK ishin të gatshme për koalicion me Kurtin, VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka zbuluar prapaskenat e rreshtimit të partive politike dhe strategjinë që po përdoret për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Haradinaj ka vënë theksin te pozicionimi i dy partive të tjera opozitare, duke deklaruar se si PDK ashtu edhe LDK kanë shprehur hapur dhe publikisht gatishmërinë e tyre për të bashkëqeverisur apo për të bërë koalicion me Albin Kurtin.

“PDK ka qenë e gatshme me bashkëpunu me Kurtin. Edhe LDK kanë deklaruar publikisht.”

Më tej, ai ka shpjeguar se si do të rrjedhin procedurat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Haradinaj specifikoi se edhe nëse opozita vendos të mos veprojë, Vetëvendosje do të detyrohet ta dërgojë vetë lëndën në Gjykatën Kushtetuese, pasi çdo tentativë për të shpikur një afat të dytë prej 30 ditësh do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës:

“Edhe nëse ne s’e çojmë, opozita, rastin në Kushtetuese, kanë me e dërguar vetë VV-ja. Tani ata do të jenë në situatë me çu vendin në zgjedhje, nëse mundohen me ia dhënë vendit një 30-ditësh të dytë, e ndryshojnë Kushtetutën.”

Ai sqaroi skenarin final të pushtetit, duke potencuar do të jetë vetë VV-ja ajo që do t’i drejtohet Kushtetueses me qëllimin e vetëm që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje në muajin dhjetor.

“Nëse s’e çon opozita rastin, e çon VV për me çu Kosovën në zgjedhje në dhjetor.”

zgjedhjeharadinajvetë

Të ngjashme

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

22:05
Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar

Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar

21:52
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit

Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit

12:57

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim