Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 12:03
Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i ka cilësuar si miq të çmuar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në, duke vënë në pah rëndësinë e forcimit të besimit dhe bashkëpunimit me aleatin kryesor të Kosovës.

“Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara është pjesë e identitetit politik të LDK-së, duke nënvizuar se ruajtja dhe forcimi i kësaj marrëdhënieje mbetet një detyrë e përhershme.

“Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka deklaruar Abdixhiku.

abdixhikukosovëssenatorët

Të ngjashme

Policia e Kosovës në veri pajiset me dron profesional

Policia e Kosovës në veri pajiset me dron profesional

12:59
Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

12:49
Qorrolli: Do bëjmë çdo gjë që Kosova të anëtarësohet në KiE vitin tjetër, s’do e ndërlidhja me procesin në Speciale

Qorrolli: Do bëjmë çdo gjë që Kosova të anëtarësohet në KiE vitin tjetër, s’do e ndërlidhja me procesin në Speciale

12:38
Selimi: Brukseli po reagon nën presionin e Serbisë, Kurti e Konjufca do duhej të kontaktonin me homologët e tyre

Selimi: Brukseli po reagon nën presionin e Serbisë, Kurti e Konjufca do duhej të kontaktonin me homologët e tyre

11:25

Më shumë nga Lajme

  • 13:00Avokati Kërveshi paralajmeron padi ndaj një personi në Tetovë që ia montoi Xhavit Halitit një video të rëndë me AI
  • 12:50Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit
  • 12:49Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në këta fshatra të Prizrenit
  • 12:31Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë
  • 12:30Ligji për Specialen ende nuk ka arritur te Presidentja, ja kur pritet t’i dërgohet dhe sa kohë ka për veprim