Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: Ju kanë mashtruar për ligjin, ne ua kemi thënë këtë

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 18:30
Abdixhiku: Ju kanë mashtruar për ligjin, ne ua kemi thënë këtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në një shkrim të gjatë lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.

Sipas kreut të LDK-së, njerëzit janë mashtruar lidhur me këtë ligj e për këtë LDK-ja ishte deklaruar edhe më herët.

Reagimi i plotë:

Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar.

PO, JU KANË MASHTRUAR!

DHE PO, UA KEMI THËNË!

Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë se “mbreti është lakuriq”, atëherë më e lehta është t’i vërsulesh arsyes – mes tradhtarëve që s’janë dhe patriotëve që shtiren.

E pastaj nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien. Zhurma mbetet veç jehonë, e vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!

Ky ishte qëndrimi i LDK-së, lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci, më 5 tetor, në Kuvendin e Republikës. Nuk e dëgjuan atëherë, le ta lexojnë me vëmendje sot:

QËNDRIMI ZYRTAR I LDK-së, ekstrakt

5 tetor 2026

Kuvendi i Republikës së Kosovës

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë. Pikërisht për këtë, çdo veprim institucional duhet t’i shërbejë drejtësisë, mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe interesit të Kosovës.

Familjeve dhe qytetarëve u detyrohemi sinqeritet.

Nuk mund t’u premtojmë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike.

Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Prandaj, vetë miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton zbatimin e tyre dhe as rezultatin që po u premtohet qytetarëve.

Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, (nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushretuese), ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht, mund të mos prodhojë efektin juridik që pretendohet, ndërkohë që pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës.

Për këto arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme. LDK paralajmëron me kohë për rreziqet e mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare që ajo bart. U bëjmë thirrje propozuesve dhe deputetëve që t’i marrin seriozisht këto rreziqe dhe të veprojnë në interes të drejtësisë dhe të Republikës së Kosovës.

Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës. Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë.

mashtruarabdixhikukanë

Të ngjashme

Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Ferizaj, dy vetura ia bllokojnë rrugën - ka të lënduar

Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Ferizaj, dy vetura ia bllokojnë rrugën - ka të lënduar

12:58
Nderimet nuk kanë të ndalur për Messin, merr titullin “Doctor Honoris Causa”

Nderimet nuk kanë të ndalur për Messin, merr titullin “Doctor Honoris Causa”

20:03

Më shumë nga Lajme

  • 19:56Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional
  • 19:48Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara
  • 19:42KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj
  • 19:39Konjufca në Sofje: Korridori VIII, shtyllë strategjike për sigurinë dhe ndërlidhjen e rajonit
  • 19:23Ligji i ri për Specialen, Hasani: Është i qëlluar dhe në dinjitetin e një shteti sovran e të pavarur