Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se s’po lejohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në murin e ndërtesës së ministrisë së Ekonomisë. Ai ka akuzuar burrin e Albulena Haxhiut, që është këshilltar i ministres, Artane Rizvanolli, se nuk po e lejon një gjë të tillë.
Para objektit të ministrisë ndërkohë janë vendosur disa policë.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka pyetur të njëjtit nëse kanë marrë urdhër të mos lejojnë vendosjen e muralit, megjithatë ata s’janë përgjigjur.




