Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kapja e rreth 136 kg drogë, Sveçla: U përdorën edhe armët - një zyrtar policor i dyshuar

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 18:11
Kapja e rreth 136 kg drogë, Sveçla: U përdorën edhe armët - një zyrtar policor i dyshuar

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka bërë me dije se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke zbatuar planin taktik të koduar “Kufiri 2”, të premten, në autostradën “Arbën Xhaferi” (afër daljes Doganaj-Kaçanik), është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e dyshuar për marihuanë, në sasi prej rreth 136 kilogramë.

E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dha detaje për rastin, ku theksoi se pos arrestimit të tre personave të dyshuari dhe sekuestrimit të drogës, janë sekuestruar edhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.

Sipas tij, gjatë operacionit, njëra nga veturat e dyshuara, në përpjekje për t’i ikur Policisë, ka shkaktuar aksidente trafiku, ndërsa zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armët e zjarrit për ta ndaluar.

Ai potencoi se dyshohet për përfshirjen edhe të një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale.

“Njëra nga veturat e përfshira në këtë rast ngre dyshime për implikimin e një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale. Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar për të hetuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit”, u shpreh Sveçla.

Ministri theksoi se “asnjë individ apo zyrtar nuk do të tolerohet të shkelë ligjin, e aq më pak të përfshihet në veprimtari kriminale që helmojnë rininë tonë”.

policorsveçlarreth

Të ngjashme

“Kufiri 2”: Kapen rreth 136 kilogramë marihuanë, ndalohen 3 persona

“Kufiri 2”: Kapen rreth 136 kilogramë marihuanë, ndalohen 3 persona

18:09
Arrestohet një person në Podujevë, ishte në kërkim policor

Arrestohet një person në Podujevë, ishte në kërkim policor

08:57
Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë

Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë

17:50

Më shumë nga Lajme

  • 18:28Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori nga komuna akuzon burrin e Albulena Haxhiut
  • 18:26Gazetari Kajtazi i pyet policinë a kanë urdhër për të mos lejuar vendosjen e mozaikut të Nënë Terezës, s’merr përgjigje
  • 17:55Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës
  • 17:55Mbi 30 vjedhje në Zvicër: Kosovari dënohet me burgim shumëvjeçar dhe dëbohet nga shteti
  • 17:32Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi