Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas zgjedhjeve, i sheh dy opsione.
Ose qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosje, ose nga LDK-ja.
“Unë sa po shoh me rezultatet, këto janë dy alternativa: janë edhe akterë të tjerë, me shumë pjesëmarrës. E para ose qeveri të udhëhequr prej LDK-së, ose qeveri të udhëhequr nga VV-ja. Kushtetuta është e qartë, ia jep të parit, dhe më pas kushdo që arrin ta bëjë një shumicë. Po angazhohem, që të ketë ndryshim, partnerët tanë ta duan ndryshimin”, tha Abdixhikun ë RTV Dukagjini.
