Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka vizituar ndërmarrjen publike Trafiku Urban, një nga më të rëndësishmet e kryeqytetit.
Ajo theksoi rëndësinë e investimeve në transportin publik, duke u shprehur se mijëra qytetarë udhëtojnë çdo ditë me autobusë, e kjo ndihmon në uljen e trafikut në Prishtinë.
“Mijëra qytetarë udhëtojnë çdo ditë me autobusë, ndaj investimi në transport publik do të thotë më pak trafik në Prishtinë. Biseduam për planin tonë për një flotë më të madhe autobusësh për Trafikun Urban dhe të shtohen minibusë për lagjet me rrugë të ngushta, si dhe për transportin shkollor”, tha ajo.
