Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka dënuar me një vit burgim me kusht të akuzuarin V.V., i cili sipas aktakuzës e kishte goditur me shuplaka dhe grushte, si dhe me thikë i kishte gërvishtur dorën e majtë të dëmtuarës N.N.
Shpallja e vendimit u bë nga gjykatësi Sadikaj, i cili tha se i akuzuari dënohet me një vit burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, me kusht që brenda tre viteve të mos kryejë ndonjë vepër të re penale.
Të dëmtuarën gjykata e udhëzoi për realizimin e kërkesës pasurore në kontest të rregullt juridiko-civil, ndërsa palët që janë të pakënaqura kanë të drejtë ankesë për vendimin e arsyetuar brenda afatit prej 30 ditësh.
Prezent në shpalljen e vendimit nuk ishte i akuzuari V.V., as nga Prokuroria, raporton “Betimi për Drejtësi”.
