Sport

Pse u largua Sylvinho nga Kombëtarja shqiptare, zbulohen prapaskenat

Trajneri brazilian Sylvinho nuk do të jetë më në krye të Kombëtares shqiptare, duke mbyllur një periudhë historike me kuqezinjtë, ku arriti të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe më pas të dërgojë Shqipërinë edhe në “play-off”-in për Kupën e Botës.

Aventura e teknikut brazilian nisi mes skepticizmit, por u kthye shpejt në një nga periudhat më të suksesshme të përfaqësueses shqiptare. Nën drejtimin e tij, Kombëtarja zhvilloi një fushatë rekordesh, duke krijuar një grup kompakt dhe entuziast që riktheu optimizmin te tifozët kuqezi.

Raportohet se kontrata e Sylvinhos, e cila skadonte në fund të vitit të kaluar, ishte zgjatur deri në korrik për shkak të ndeshjeve të “play-off”-it ndaj Polonisë dhe Ukrainës. Megjithatë, negociatat për rinovimin përfundimtar nuk sollën marrëveshje mes palëve.

Siç raporton TopChanel, problemi kryesor lidhej me aspektin financiar. Stafi teknik i drejtuar nga Sylvinho, ku bënin pjesë edhe emra të njohur si Pablo Zabaleta, kishte një kosto prej rreth 1 milion eurosh në vit, ndërsa përballimi i saj kërkoi edhe mbështetje financiare nga qeveria. Trajneri brazilian kërkonte përmirësim të kushteve financiare, por federata nuk pranoi ofertën e kërkuar, çka solli ndërprerjen përfundimtare të bashkëpunimit me FSHF-në e drejtuar nga Armand Duka.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button