LajmeZgjedhjet 2026

Ruzhdi Shehu falënderon mërgatën e Junikut: Ju jeni zemra e këtij vendi, Juniku do të bëhet më mirë se kurrë

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shprehur mirënjohje të thellë për qindra mërgimtarë të kësaj komune, të cilët gjatë ditës së sotme qëndruan në Junik për t’i dhënë atij mbështetje në kuadër të fushatës zgjedhore.

Shehu u takua me shumë prej tyre, mes tyre edhe Buqe Krasniqin, Musë Zekajn, Pajtim Pepshin dhe shumë të tjerë, duke vlerësuar kohën që ata ndanë për të qenë pranë vendlindjes.

“Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për përkrahjen e madhe. Shumica prej jush tashmë jeni nisur drejt vendeve ku jetoni, dhe ju uroj udhëtim të mbarë. Dyert e Komunës së Junikut do të jenë gjithmonë të hapura për ju, pavarësisht bindjeve politike,” tha Shehu.

I plotë:

E dashur mërgatë e Junikut,

Natyrisht që ditën sot që nga mëngjesi e kemi kaluar duke takuar disa nga mërgimtarët e Junikut siç janë Buqe Krasniqi, Musë Zekaj, Pajtim Pepshi dhe shumë të tjerë. 

Ju falenderoj nga zemra qindra mërgimtarëve që keni ndarë kohën e tyre të çmuar për të ardhur në Junik dhe për të më dhënë mua mbështetje gjatë këtyre zgjedhjeve. Ju faleminderit secilit prej juve një nga një për përkrahjen tuaj kaq të madhe. 

Shumica prej juve tanimë jeni duke u kthyer në mërgim ku jetoni. Ju uroj udhëtim të mbarë. Mos harroni që dyert e Komunës së Junikut në çdo moment janë të hapura për të gjithë juve, pa dallim të bindjeve politike. 

Ju jetoni fizikisht në mërgim, por zemrën dhe mendjën e keni në Junik. Prandaj me krenari ju them se Juniku do të bëhet më mirë se kurrë. Së bashku me ju, do të vazhdojmë transformimin e Junikut të filluar në mandatin e parë. Juniku mbetet i junikasve. 

Ju jam përgjithmonë mirënjohës të gjithë mërgimtarëve të Junikut për kontributin tuaj të vazhdueshëm. 

Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja.

R.Sh

Artikuj të ngjashëm

Back to top button