Lajme
Nesër mbahet akademia përkujtimore “Trinomi i Janarit nga Llapi në Junik”
Nesër do të mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit Nga Llapi në Junik”, kushtuar heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha
Kjo akademi do të mbahet nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Junikut dhe organizohet nën patronatin e Kryetarit të Junikut, Ruzhdi Shehu në kuadër të shënimit të 29-vjetorit të rënies heroike të tre dëshmorëve, të cilët me sakrificën e tyre u shndërruan në simbol të rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës.
Në këtë aktivitet përkujtimor pritet të marrin pjesë bashkëveprimtarë, familjarë të dëshmorëve, personalitete të jetës publike, si dhe artistë nga të gjitha trevat shqiptare.