Sport

Dy medalje për Kosovën në Ballkanikun U14, Driton Kuka me fjalë të mëdha për talentet e reja

Tri garuese kosovare, të gjitha 12-vjeçare, Qëndresa, Bora dhe Soreja, përfaqësuan vendin tonë në Kampionatin Ballkanit U14 që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, ku secila zhvilloi nga pesë luftëra gjatë ditës, duke treguar një paraqitje të jashtëzakonshme .

Dy prej tyre arritën të ngjiteshin në podium, duke fituar medaljet e bronzta, ndërsa garuesja e tretë mbylli garën në vendin e pestë, një rezultat që gjithashtu tregon për zhvillimin e saj dhe perspektivën për të ardhmen.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, vlerësoi performancën e vajzave, duke theksuar se rezultatet e arritura tregojnë se e ardhmja e xhudos kosovare është e ndritur.

“Qëndresa, Bora dhe Soreja sot treguan që e ardhmja e xhudos kosovare është e sigurt”, shkroi Kuka në rrjetin social Facebook, duke shtuar se garuesit kosovarë në të gjitha grupmoshat po vazhdojnë të dëshmojnë se Kosova do të vazhdojë të korrë suksese në xhudo edhe në vitet e ardhshme.

Në këtë garë, sportistet u mbështetën nga trajneri Kushtrim Gashi, i cili qëndroi pranë tyre gjatë gjithë kompeticionit, duke i udhëhequr dhe motivuar në çdo luftë.

Suksesi i këtyre xhudisteve të reja vjen si një konfirmim i punës së vazhdueshme të trajnerëve dhe federatës, si dhe si një shenjë se talentet e rinj të Kosovës po rriten dhe po bëhen konkurrentë seriozë në arenën ndërkombëtare

Artikuj të ngjashëm

Back to top button