LajmeZgjedhjet 2026
Enis Osmani kërkon mbështetje për Valon Pecin dhe Donika Gërvallën
Nënkryetari i Mitrovicës, Enis Osmani, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet, Valon Peci, si dhe për Donika Gërvalla.
Osmani e cilësoi Gërvallën si “Donika e Jusufit, Donika e Kosovës dhe Donika e Shqiptarisë”, ndërsa për Valon Pecin tha se është “shok, mik dhe vëlla”, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë.
Postimi i tij:
🫶Donika e Jusufit. Donika e Kosovës. Donika e Shqiptarisë.
❤️Shoku, miku dhe vëllai im,Valoni garon me numrin 72 në listën e fitores. Ju ftoj të gjithëve ta mbështesni dhe ta votoni Valonin!
Jam thellësisht i bindur se Valoni do të punojë me përkushtim e sinqeritet për të mirën e përbashkët.
🗳️Donika Jusuf Gërvalla 3✔️
🗳️Valon Peci 72 ✔️