Bashkimi Evropian të martën, më 14 tetor, i gjobiti markat luksoze të modës Gucci, Chloé dhe Loewe me gjoba në vlerë prej më shumë se 157 milionë eurosh për shkelje të rregullave të konkurrencës.
Gjobat vijnë pasi Komisioni Evropian nisi bastisje të papritura ndaj kompanive në prill 2023 dhe një hetim zyrtar antitrust në korrik 2024, transmeton Klankosova.tv
Komisioni tha se tani i ka vendosur gjobat sepse të tre markat “kufizuan aftësinë e shitësve me pakicë të palëve të treta të pavarura me të cilët punojnë për të vendosur çmimet e tyre të shitjes me pakicë online dhe offline”.
Mbikëqyrësi i fuqishëm antitrust i BE-së tha se një sjellje e tillë antikonkurruese rrit çmimet dhe zvogëlon zgjedhjen për konsumatorët.
