Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Stil

Makina, vendi ku fëmijët hapen më shumë me prindërit sesa në tryezën e darkës

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 18:03
Makina, vendi ku fëmijët hapen më shumë me prindërit sesa në tryezën e darkës

Prindërit britanikë duket se mësojnë më shumë për jetën e fëmijëve të tyre gjatë udhëtimeve me makinë sesa rreth tryezës së darkës.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Changan UK, 41% e prindërve në Britani thonë se bisedat më kuptimplota me fëmijët zhvillohen gjatë udhëtimeve me makinë, qoftë rrugës për në shkollë apo gjatë udhëtimeve familjare.

Makina renditet kështu para shëtitjeve familjare (33%), dhomave të fëmijëve (30%) dhe tryezës së darkës (29%) si vendi ku zhvillohen bisedat më të rëndësishme, shkruan Mirror

Një e treta e prindërve pranojnë se kalojnë edhe një javë të tërë pa u ulur për të biseduar me fëmijët gjatë një vakti familjar. Ndër arsyet kryesore përmenden oraret e ngarkuara, oraret e ndryshme të ngrënies dhe puna.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se 44% e prindërve kanë mësuar gjatë udhëtimeve me makinë diçka të re për shoqërinë e fëmijëve të tyre, ndërsa po aq kanë zbuluar shqetësimet që ata mbajnë përbrenda.

Edhe adoleshentët duket se ndihen më të lirshëm për të folur në makinë. Rreth 60% thonë se e kanë më të lehtë të zhvillojnë biseda të sinqerta me prindërit gjatë udhëtimeve, ndërsa 55% kanë ndarë me ta shqetësime personale që më parë kishin hezituar t'i diskutonin në shtëpi.

Psikologia klinike Dr. Linda Blair shpjegon se mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy gjatë vozitjes i bën adoleshentët të ndihen më pak të gjykuar dhe më të lirshëm për të shprehur mendimet e tyre.

Sipas saj, makina krijon një ambient të rehatshëm, të sigurt dhe më pak të shpërqendruar, duke i afruar emocionalisht prindërit me fëmijët.

Kështu, një udhëtim i zakonshëm me makinë mund të kthehet në një nga momentet më të vlefshme të komunikimit familjar

makinafëmijëtprindërit

Të ngjashme

Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës

Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës

23:00
Si mund ta përballojnë më lehtë dhimbjen fëmijët me kancer? Studimi zbulon metodat që japin rezultate

Si mund ta përballojnë më lehtë dhimbjen fëmijët me kancer? Studimi zbulon metodat që japin rezultate

22:52

Më shumë nga Stil

  • 17:53Një ndryshim i vogël mund të ulë ndjeshëm faturat e ngrohjes: Ja cila temperaturë rekomandohet për cilën dhomë