Data 11 nëntor po afron dhe për shumë njerëz në mbarë botën ajo ka një simbolikë të veçantë, sidomos për ata që besojnë në numerologji dhe fuqinë e numrave.
E njohur ndryshe si 11/11, kjo datë konsiderohet në numerologji si një moment simbolik për fillime të reja, dashuri, energji pozitive dhe realizimin e dëshirave.
Por, ajo që e bën edhe më interesante këtë datë është ora 11:11, e cila në rrjetet sociale lidhet shpesh me shprehjen e dëshirave dhe tërheqjen e gjërave të mira në jetë.
Sipas interpretimeve numerologjike, numri 11 simbolizon intuitën, ndërgjegjësimin dhe lidhjet shpirtërore. Përsëritja e tij në datën 11/11 besohet se e forcon këtë simbolikë.
