Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Zbulohet oferta e Barcelonës për Adeyemin, por ka një pengesë të madhe

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 18:54
Zbulohet oferta e Barcelonës për Adeyemin, por ka një pengesë të madhe

Gazetari Luca Bendoni ka zbuluar detaje të reja rreth ofertës së Barcelonës për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, duke hedhur poshtë raportimet e mëparshme për shifrën e transferimit.

Sipas tij, klubi katalunas ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh si shumë fikse, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me performancën.

Megjithatë, kjo ofertë mbetet larg kërkesës së Borussia Dortmundit, e cila vazhdon të insistojë në një shumë prej 40 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit gjerman.

Barcelona raportohet se ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me 24-vjeçarin, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare nëse klubet bien dakord për shumën e transferimit.

Drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Dortmundin, me synimin që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi nuk është më në pozitën më të favorshme për të kërkuar një shumë shumë të lartë, pasi kontrata e Adeyemit skadon verën e ardhshme, ndërsa forma e tij gjatë sezonit të kaluar nuk ishte në nivelin e pritur.

Karim Adeyemi

Më shumë nga Sport

  • 22:47Dembele i thotë ‘Jo’ interesimit të klubeve arabe, drejt rinovimit me PSG
  • 21:24Vritet në rrugë futbollisti i përfaqësueses afrikane, ishte futbollist edhe në Evropë
  • 19:54Merr fund dilema e Vinicius, ja vendimi që mori Reali
  • 19:39Prezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i përmbushur
  • 19:36Zbulohet paga marramendëse e Salahut te Trabzonspori – rekord absolut në Turqi