Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar në UEFA listën përfundimtare të futbollistëve që do të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nga lista e grumbulluar, jashtë 23-shes për këtë takim kanë mbetur Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Vesel Demaku.
Të katër futbollistët nuk do të jenë të përfshirë në skuadrën që do të mund të aktivizohet sonte, andaj ndeshjen do ta ndjekin nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Kosova përballet me Republikën e Irlandës sonte në Prishtinë, në ndeshjen hapëse të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Takimi zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.