Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Xhaka u përjashtua, ky është shqiptari tjetër që pritet të marrë rolin e tij te Zvicra

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 10:53
Xhaka u përjashtua, ky është shqiptari tjetër që pritet të marrë rolin e tij te Zvicra

Ardon Jashari pritet të jetë një nga ndryshimet kryesore në formacionin e Zvicrës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi Granit Xhaka do të mungojë në këtë kamp përfaqësues shkaku i skandalit me vaksinimin.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, trajneri Murat Yakin po planifikon ta vendosë Jasharin në mesfushë përkrah Remo Freulerit, duke i dhënë kështu 24-vjeçarit një rol më të rëndësishëm në organizimin e lojës.

Mungesa e Xhakës është një goditje e rëndësishme për Zvicrën, pasi kapiteni është një prej lojtarëve kryesorë në ndërtimin e aksioneve. Për më tepër, Zvicra nuk do ta ketë në dispozicion as Denis Zakarian, i cili është i dëmtuar.

Në këto rrethana, Jashari pritet të marrë më shumë përgjegjësi në mesfushë. Ai tashmë ka përvojë me Kombëtaren zvicerane dhe është aktivizuar edhe në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës, duke luajtur kundër Kolumbisë dhe Argjentinës.

Sipas formacionit të parashikuar nga “Blick”, Jashari do të luajë në një dyshe me Freulerin. Ky i fundit pritet të ketë rolin më të tërhequr dhe të mbulojë pjesën më të madhe të detyrave mbrojtëse, duke i dhënë Jasharit më shumë hapësirë për të marrë përgjegjësi në organizimin e lojës.

Ndërkohë, në sulm pritet të ketë ndryshim tjetër për shkak të mungesës së Breel Embolos, me Winsley Botelin që mund të marrë vendin e tij.

Zvicra do ta nisë fushatën e saj të re në Ligën e Kombeve të shtunën në Shkup, ndaj Maqedonisë së Veriut.

pritetmarrëzvicra

Të ngjashme

Shi e diell, ky pritet të jetë moti për sot

Shi e diell, ky pritet të jetë moti për sot

07:54

Më shumë nga Sport

  • 08:21Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali
  • 23:45Pas fitores së Austrisë ndaj Irlandës, kështu qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve
  • 22:21Mbyllen pjesët e para në përballjet e Ligës së Kombeve
  • 22:03Fitorja e katërt radhazi për Borën
  • 20:58Mediumi italian komenton sjelljen e dardanëve ndaj Izraelit