Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 08:21
Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali

E diela e 15 nëntorit sjell tetë ndeshje në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Në program janë disa përballje interesante, ku vëmendjen kryesore e marrin ndeshjet e Ligës A, por interes të veçantë për tifozët shqiptarë ka edhe dueli i Shqipërisë kundër Bjellorusisë.

Ndeshjet e para të ditës nisin në orën 15:00, kur Qiproja përballet me Malin e Zi në stadiumin Alphamega, ndërsa Letonia pret Armeninë në stadiumin Skonto, në Riga.

Në orën 18:00 zhvillohen dy ndeshjet e Grupit C1. Shqipëria luan si mysafire ndaj Bjellorusisë në stadiumin Illovszky Rudolf në Budapest të Hungarisë, ndërsa Finlanda përballet me San Marinon në Bolt Arena, në Helsinki. Kuqezinjtë synojnë ta mbyllin fazën e grupeve me rezultat pozitiv dhe të konfirmojnë paraqitjen e mirë në këtë edicion.

Mbrëmja rezervon katër përballje të rëndësishme në Ligën A, të gjitha me fillim nga ora 20:45 shkruan IndeksOnline.

Në Bruksel, Belgjika pret Italinë në stadiumin King Baudouin, në një përballje të Grupit A1 që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen përfundimtare. Në të njëjtin grup, Franca përballet me Turqinë në stadiumin Stade Atlantique, në Bordo.

Ndërkohë, në Grupin A3, Kroacia pret Çekinë në stadiumin Opus Arena, në Osijek, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë ta përfundojnë sa më mirë këtë fazë të garës.

Por përballja që pritet të marrë vëmendjen më të madhe është ajo mes Spanjës dhe Anglisë. Dy kombëtaret përballen në stadiumin Riyadh Air Metropolitano, në Madrid, me fillim nga ora 20:45. Kjo ndeshje pritet të jetë një nga më spektakolaret e mbrëmjes, me dy skuadra që synojnë ta dëshmojnë forcën e tyre në arenën evropiane.

Me këto tetë përballje, Liga e Kombeve i afrohet fundit të fazës së grupeve, ndërsa rezultatet e kësaj të diele do të përcaktojnë përfundimisht renditjen dhe fatin e shumë kombëtareve në vazhdim të garës

stadiuminpërballjetetë

Më shumë nga Sport

  • 08:29Humbja më e thellë në shtëpi në historinë 105-vjeçare të Portugalisë
  • 23:45Pas fitores së Austrisë ndaj Irlandës, kështu qëndron situata në grupin e Kosovës për Ligën e Kombeve
  • 22:21Mbyllen pjesët e para në përballjet e Ligës së Kombeve
  • 22:03Fitorja e katërt radhazi për Borën
  • 20:58Mediumi italian komenton sjelljen e dardanëve ndaj Izraelit