Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Fitorja e katërt radhazi për Borën

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 22:03
Fitorja e katërt radhazi për Borën

Bora e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Bora të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin 81:65, në kuadër të xhiros së nënttë. 

Ylli e filloi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 23:16. 

Por Bora reagoi në çerekun e dytë dhe e ngushtoi rezultatin në 35:34. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. 

Bora në çerekun e tretë ishte në pesë pikë epërsi, 58:52. Por klubi prishtinas shpërtheu në dhjetëminutëshin e fundit të cilin e fitoi me dhjetë pikë epërsi. 

Më i dalluari te Bora ishte Laolu Oke me 19 pikë dhe 11 kërcime. U veçua edhe Muhamedali Janjeva me 15 pikë dhe gjashtë kërcime. 

Ndërsa lojë të mirë tek Ylli pati Lis Shoshi me dhjetë pikë, 14 kërcime dhe një asistim. 

Për Yllin ishte disfata e katërt, krahas pesë fitoreve. 

Bora në total ka shtatë fitore dhe dy humbje

borakatërtpikë

Të ngjashme

Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë

Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë

20:23
Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës

Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës

19:28

Më shumë nga Sport

  • 20:58Mediumi italian komenton sjelljen e dardanëve ndaj Izraelit
  • 20:47Luis de la Fuente me deklaratë thumbuese ndaj Anglisë
  • 19:27​Lindrit Kamberi flet pas debutimit me fanellën dardane
  • 19:24Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me karton të kuq
  • 18:06​Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon në stadium për të shikuar ndeshjen